Sonte nuk takova asnjë mik për be....!.........الأستاذ الشاعر perparim Dida
Sonte nuk takova asnjë mik për be...!
U ula sonte në kafene tek kryqëzimi,
mendova do e takojë një shok a mik.
Pozicion i duhur, nga rruga vështrimi
aty ku katër rrugë puthen në një kryq.
U ula aty ku një pa e parë s'shpëtonte,
tu fshihej syve të mi ishte e pamundur.
Çudi mik e shok s'u pa aty të kalonte,
pyeta veten ku janë fshehur e strukur ?
Nesër do ta ndrojë orarin,por jo kafen.
sot qe koha e faljes namazit ndoshta.
Në vendin tim miqtë mund të takohen,
në bar kafet,ose nëpër kisha e xhamia.
Kështu janë ritualet e ditëve shqiptare,
pi një kafe,falu vakteve dhe lutje në zot.
Unë sot nuk e takova asnjë mik për be,
aty tek bari në udhëkryq u ula krejt kot.
N'më ndodhtë dhe nesër siç ndodhi sot,
sikurse shokët e mi do shkojë në xhami.
Se lutem për vete,takojë dhe miq e shok.
pasi t'falem në xhami me miq kafe do pi
P@Dida.2567
تعليقات